Description
BucoVitae® është shtesë ushqimore në formë të lëngshme, me bazë të vajit të gjembaçit të detit (Hippophae rhamnoides) dhe acidit hialuronik. Vepron duke formuar shtresa mbrojtëse dhe ndihmon në shërimin e ulçerave të gojës, zbutjen e skuqjeve të pjesës së brendshme të gojës dhe fytit.
Rekomandohet të përdoret për menaxhimin e:
- Skuqjeve të fytit.
- Afteve dhe ulçerave.
- Pezmatimeve gjatë situatave të ftohjes.
- Plagëve në gojë si pasojë e trajtimeve me medikamente të forta.
- Irritimeve të mishrave gjatë daljes së parë të dhëmbëve.
- Stomatitit ulçeroz.
- Abrazionit nga protezat e dhëmbëve.
Përparsitë:
- Depërton thellë në fyt.
- Rezultate të mira qysh nga dita e parë e përdorimit.
- Shije e këndshme.
- Aplikim i lehtë.
- Përdoret nga e gjithë familja.
- I përshtatshëm për foshnja (0+).
Pa gluten, pa laktozë, pa sheqer. Përmban ëmbëlsues.
Mënyra e përdorimit: Spërkatni dy herë pjesën e synuar. Mund të përdoret 3-4 herë në ditë. Drejtojeni tubin horizontalisht dhe vendoseni pranë pjesës që duhet spërkatur.