Alcedrix është kompani e specializuar në zhvillim dhe shpërndarje të produkteve të konsumit të gjerë, me fokus në Produkte Farmaceutike, Shtesa Ushqimore, OTC dhe Produkte Kozmetike.
Si filloi gjithçka?
Në vitin 2016, të nxitur nga pasioni dhe dëshira për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së jetës për bashkëkombësit tanë, si të ri dhe me ekspertizë në fusha të ndryshme, vendosëm që ta fillojmë këtë rrugëtim të bukur. Fillimisht aktivitetin e nisëm me lancimin e produkteve super kualitative nga një prej prodhuesve më të mirë të shtesave ushqimore, Vitae Health Innovation, njëra nga kompanitë më prestigjioze evropiane në zhvillimin dhe prodhimin e shtesave ushqimore me bazë në kërkime shkencore. Rritjen tonë, e vazhduam duke lidhë bashkëpunim me prodhues tjerë nga Evropa si: Dermix – Impolin nga Suedia, Olimp Laboratories nga Polonia, DietMed dhe Vitaceutics nga Portugalia dhe së fundmi me prodhuesin prestigjioz të produkteve kozmetike dhe shtesave ushqimore nga Belgjika, Tilman.
Filozofia e Alcedrix
Alcedrix është shtëpia e të gjithë bashkëpunëtoreve, klientëve, furnitorëve që në fokus kryesor e kanë cilësinë, çasjen “Fitim për të gjithë” dhe trajtimin më të mirë të mundshëm njerëzor për të gjithë.
Ku operojmë?
Alcedrix, operon në shtetet e rajonit si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i zi. Në vitin 2022, Alcedrix ka hap edhe degën e saj në Shqipëri duke e nis një rrugëtim akoma më interesant për kompaninë. Objektivi ynë është që bashkë me partnerët dhe bashkëpunëtoret tanë, ta shtrijmë prezencën në të gjithë rajonin.
Si Operojmë?
Në kompaninë Alcedrix, ka të punësuar njerëz fantastik të cilët me dedikim dhe përkushtim operojnë në fusha të ndryshme si: Shitje, Marketing, Operacione, Shpërndarje, Rregullatorë, Financa, IT dhe Legal. Për fund, të gjithë ne në Alcedrix, besojmë dhe jemi të përkushtuar që me pasion dhe dedikim, të vazhdojmë të japim kontributin tonë në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë. Mos harroni, Alcedrix gjithmonë do të sjellë në treg vetëm produkte cilësore, me kontrolle dhe standarde super të larta të prodhimit.