Absolute Dry Roll-on 25ml

Absolute Dry Roll-on 25ml

Absolute Dry 25mL ROLL-ON është antiperspirant i fuqishëm që parandalon në mënyrë efektive djersitjen e sqetullave, këmbëve, duarve, etj. Me efekt deri në 7 ditë.

Ka paketim të përshtatshëm për udhëtim.

Sasia

Description

Absolute Dry 25mL ROLL-ON është antiperspirant i fuqishëm që parandalon në mënyrë efektive djersitjen e sqetullave, këmbëve, duarve, etj. Me efekt deri në 7 ditë.

Absolute Dry përmban klorur alumini në bazë alkooli dhe parandalon djersitjen në vendin e aplikimit.

Kloruri i aluminit formon një pengesë në pjesën e jashtme të gjëndrës së djersës e cila parandalon që djersitja të dalë jashtë në lëkurës.

Kloruri i aluminit gjithashtu ka efekt frenues ndaj baktereve duke parandaluar erën e keqe.

Absolute Dry rekomandohet për këdo që dëshiron antiperspirant me efekt unik të qëndrueshëm.

Absolute Dry u rekomandohet edhe personave që vuajnë nga djersitja e tepërt, e ashtuquajtura hyperhidrosis.

Absolute Dry është pa paraben, pa parfume dhe pa erë.

Mënyra e përdorimit:

Pastroni lëkurën në vendin ku do t’a aplikoni dhe thajeni me peshqir. Lëreni lëkurën të thahet për një kohë nga ajri.

Lëkura e sapo rruar lehtësisht irritohet. Ju nuk duhet të rruani nën sqetullat për 24 orë para se të përdorni Absolute Dry. Aplikoni Absolute Dry në lëkurë një orë para se të shkoni në shtrat natën dhe lëreni të thahet për rreth 2 minuta.

Pastroni lëkurën në mëngjes. Nëse dëshironi, ju mund të përdorni një deodorant të rregullt aromatik, por kjo nuk është e nevojshme.

Absolute Dry do të mbajë lëkurën tuaj të thatë dhe të freskët deri në 7 ditë. Mjafton ta përdorni vetëm një herë në javë. Nëse vuani nga djersitja e tepruar (hyperhidrosis), është e rekomanduar që ju fillimisht të përdorni Absolute Dry më shpesh. Pas kësaj periudhe fillestare arrihet një efekt më i qëndrueshëm dhe mjafton ta përdorni vetëm një herë në javë.

Lëkura në duar dhe këmbë është më e trashë se sa nën sqetullat. Prandaj, duhet të përdorni më shpesh në këto pjesë. Përdoreni Absolute dry disa mbrëmje rresht gjatë periudhës fillestare të përdorimit për të arritur efektin e plotë.

Additional information

Përmbajtja

Denat alkohol (t-butil alkool, denatoniumbenzoate), Klorur alumini.

Informacion Shtesë

Kujdes: Produkti është i ndezshëm. Mbajeni larg kontaktit të fëmijëve.

ABSOLUTE DRY – TORR 25ML DAB ON – është produkt kozmetik.

Të gjitha detajet rreth përdorimit i gjeni brenda në paketim.

top