Description
Vitadigest® Enzymes është kombinim i tre shtameve bakteriale të pranishme në zorrën e njeriut (Lactobacillus gasseri, Bifidobacterium bifidum dhe Bifidobacterium longum) me katër enzima që ndihmojnë tretjen e ushqimit (lipaza, laktaza, proteaza dhe amilaza) dhe në nxitjen e tretjes dhe rigjenerimin e dobishëm të florës së zorrëve.
Rekomandohet të përdoret për:
- Tretjen e ushqimeve të rënda.
- Trajtimin e Diarres akute të shkaktuar nga përdorimi i antibiotikëve.
- Eliminimin e gazrave.
- Largimin e gjendjes së fryerjes.
- Mirëmbajtjen e balancit adekuat në florën intestinale.
- Përmirësimin e tranzitit intestinal.
Vitadigest®Enzymes është një kombinim i tre shtameve bakteriale të pranishme në zorrën e njeriut me katër enzima tretëse të cilat ndihmojnë në promovimin e tretjes dhe rigjenerimin e florës së dobishme të zorrëve.
Enzimat tretëse lehtësojnë tretjen e ushqimit dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. Përveç kësaj, kombinimi me probiotikët (bakteret që gjenden në zorrë) nxit tretjen dhe ndihmon në rigjenerimin e florës së dobishme të zorrëve. Tretja e keqe është situatë e zakonshme dhe mund të shfaqet në mënyra të ndryshme: kur ndihemi të rënduar pas çdo vakti, kemi fryrje, diarre ose ënjtje të barkut, me siguri po përjetojmë tretje të keqe. Një nga shenjat kryesore që tregon se tretja nuk funksionon siç duhet është shfaqja e fryrjeve.
Sistemi ynë tretës është përgjegjës për procesin e tretjes, i cili përdoret për të kthyer ushqimin në energji. Ndonjëherë mund të ketë disa shqetësime specifike si urth, refluks, nauze, të vjella, diarre, kapsllëk, fryrje, etj. Mund të shkaktohet nga ushqimi i tepërt dhe ndryshimi i zakoneve. Tani, nëse këto simptoma nuk janë të përkohshme dhe vazhdojnë me kalimin e kohës, mund të jetë tregues i një çekuilibri. Bilanci i sistemit tonë të tretjes është i një rëndësie jetike për mirëqenien tonë të përgjithshme. Mosfunksionimi i sistemit tretës, përveç tjerash mund të ndikojë në sistemin tonë të mbrojtjes, disponimin, etj. Ushqimi, nëse nuk përpunohet siç duhet në nivelin e stomakut, mund të arrijë i përpunuar pjesërisht në zorrë, ku mikrobiota do të duhet të punojë jashtë orarit për të tretur atë që vjen, duke kryer procese të tipit fermentimi në vend të tretjes.
Mënyra e përdorimit: 1 kapsulë, dy herë në ditë me ushqimet kryesore.