Gold Vit® D3 Baby

Produkt i dizajnuar që t`i përmbush nevojat e thithjes së vitaminës D që nga dita e parë e deri në moshën 12 muajsh.

Sasia

Description

Gold Vit® D3 Baby është shtesë ushqimore për qëllime të veçanta mjekësore. Produkti përmban vitaminë D e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur të kockave të foshnjave dhe mineralizimin e dhëmbëve të tyre. Për më tepër, vitamina D ndihmon në ruajtjen e një niveli adekuat të kalciumit në qarkullimin e gjakut dhe promovon përthithjen/përdorimin e duhur të kalciumit dhe fosforit.

Sasitë e vitaminës D të prodhuara si rezultat i sintezës endogjene i nënshtrohen luhatjeve të konsiderueshme në varësi të ekspozimit ndaj dritës së diellit prandaj, përthithja e tij është e kufizuar, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër.

Hulumtimet epidemiologjike tregojnë se mungesa e vitaminës D është e zakonshme në vendet e Evropës Qendrore. Në përputhje me rekomandimet e ekspertëve, vitamina D duhet të administrohet që në ditët e para të jetës, pavarësisht nga regjimi i të ushqyerit tek të porsalindurit (qumështi i gjirit, qumështi i modifikuar). Produkti Gold Vit® D3 Baby siguron që kërkesa e fëmijës për vitaminë D në përputhje me këto udhëzime të plotësohet tërësisht.

Mënyra e përdorimit: 1 kapsulë në ditë (400 IU vitaminë D3) ose nëse është rekomanduar ndryshe nga mjeku.
Të konsumohet gjatë ushqyerjes. Tundeni kapsulën dhe thyejeni majën për ta hapur atë. Mund ta hapni edhe duke e prerë majën e kapsulës. Shtrydheni kapsulën direkt në gojë të fëmijës, vendoseni në lugë ose derdheni në qumësht (shishe – biberon). Hidheni kapsulën në kosh të mbeturinave dhe sigurohuni që mos të ketë kontakt me fëmijën.

Additional information

Informacion Nutricional

1 Kapsulë / VRU

Vitaminë D3

10µg (400IU) / 200%

VRU

Vlera Referente Ushqyese

Informacion Shtesë

Gold Vit® D3 Baby është shtesë ushqimore. Paketimi përmban 60 kapsula zbërthyese me përmbajtje të lëngshme.

Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Rekomandohet një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar dhe një mënyrë jetese e shëndetshme. Mbajeni larg fëmijëve.

Përbërësit: Vaj me trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT), Kolecalciferol – vitaminë D3, Guaca e kapsulës (xhelatinë, mbrojtësi – glicerinë).

top