EnergjiSi ta luftojmë sindromën e lodhjes kronike?

Si ta luftojmë sindromën e lodhjes kronike?

NADH, serine, CoQ10… Si mund t’ju ndihmojnë këta përbërës që të jeni më pak të stresuar dhe të shqetësuar? 

Stresi dhe ankthi varfërojnë gjëndrat mbiveshkore dhe ndalojnë prodhimin e disa neurotransmetuesve (si dopamina, serotonina dhe norepinefrina). Përveç këtyre pasojave fiziologjike, stresi dhe ankthi mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien tonë dhe shëndetin tonë të përgjithshëm, pasi ato mund të çekuilibrojnë fusha të ndryshme të jetës sonë. 

Ne në Vitae, kemi zhvilluar produktin novator Reconnect, I cili ndër të tjera ka treguar rezultate të shkëlqyeshme në menaxhimin e sindromës së lodhjes kronike, uljes së stresit dhe ankthit; si dhe në shtimin e energjisë mendore dhe fizike. 

Çka është Reconnect?

Reconnect është shtesë ushqimore që është formuluar së bashku me Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Barcelonës. Është një formulë ekskluzive që përmban katër përbërës: 

NADH

NADH, një derivat i vitaminës B3, është një përbërës endogjen dhe për këtë arsye qelizat tona e përmbajnë atë. Sigurisht, shumë qeliza shtazore dhe bimore përmbajnë gjithashtu NADH, por ajo që ndodh është se, gjatë përgatitjeve të ushqimeve që përmbajnë NADH, ajo humbet për shkak të paqëndrueshmërisë.

NADH është gjithashtu një pararendës i disa neurotransmetuesve si dopamina (kujtesa) dhe serotonina (gjendja shpirtërore). 

Së fundi, ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, duke na bërë të jemi më aktivë gjatë ditës dhe të jemi në gjendje të pushojmë më mirë gjatë natës. 

Koenzima Q10

Është gjithashtu një përbërës endogjen (që e përmbajnë qelizat tona) që mund të gjendet në qelizat që kanë më shumë aktivitet dhe energji metabolike, siç janë qelizat neuronale, të cilat përmbajnë sasinë më të lartë të CoQ10. Problemi është se me kalimin e moshës humbet prodhimi natyral i këtij përbërësi, konkretisht pas moshës 30 vjeç. Funksioni kryesor I CoQ10 është metabolizimi energjetik i qelizës, pra prodhimin e energjisë. 

NADH është gjithashtu një pararendës i disa neurotransmetuesve si dopamina (kujtesa) dhe serotonina (gjendja shpirtërore). 

Së fundi, ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, duke na bërë të jemi më aktivë gjatë ditës dhe të jemi në gjendje të pushojmë më mirë gjatë natës. 

Serina

Është një aminoacid që gjendet në shumë ushqime dhe favorizon ruajtjen e kujtesës dhe lidhjen neuronale.

Vitamina C

Është një aminoacid që gjendet në shumë ushqime dhe favorizon ruajtjen e kujtesës dhe lidhjen neuronale.

Cili është mekanizmi i veprimit të Reconnect? Si funksionon?

Reconnect ka përfitime të mëdha për sa i përket menaxhimit të stresit dhe ankthit, sepse funksionon duke përmirësuar metabolizmin mitokondrial, domethënë duke përmirësuar prodhimin e energjisë së qelizës në mënyrë që ajo të funksionojë më mirë. Kur mitokondria, e cila është fabrika e prodhimit të energjisë, funksionon më mirë, ajo është gjithashtu në gjendje të luftojë radikalet e lira në mënyrë më efikase. Me këtë, ne po shmangim plakjen qelizore. 

Kur jemi të stresuar, ne prodhojmë më shumë radikale të lira që dëmtojnë të gjithë strukturën e qelizës dhe, për rrjedhojë, plaken më shpejt. 

Në provat klinike, u zbulua se, brenda dy muajsh, sasia e oksidimit të membranës qelizore ishte zvogëluar. Problemi nuk shfaqet kur ka një stres specifik, por kur ai mbahet me kalimin e kohës, pasi burimet e trupit për ta luftuar atë janë shteruar. 

Çfarë do të vërejmë kur të fillojmë të marrim ReConnect?

Para së gjithash, duhet theksuar se produkti nuk përmban stimulues dhe, për rrjedhojë, nuk do të vërejmë një “kulm” të energjisë pasi energjia prodhohet në nivel qelizor. Ajo që me siguri do të vëmë re është, ulje të nivelit të lodhjes gjatë ditës, përqendrim më të mirë dhe zhdukje e mendimeve mjegulluese. 

Së fundi, siç e përmendëm, do të vërejmë edhe një përmirësim të fortë të ritmit cirkadian.

top