Agjent i Shitjes përmes Telefonit (2 Pozita)
🚀 BËHU PJESË E RRITJES SË ALCEDRIX!
AGJENT/E I/E SHITJES PËRMES TELEFONIT
📍 Prishtinë | 2 Pozita
Komuniko. Krijo besim. Gjenero rezultate.
Alcedrix po vazhdon të rritet dhe po kërkojmë një person energjik, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit tonë të shitjes.
Nëse të pëlqen komunikimi me njerëz, di të kuptosh nevojat e klientit dhe ke aftësinë ta kthesh një bisedë të mirë në një shitje të suksesshme, duam të të njohim.
🎯 ROLI YT
Si Agjent/e i/e Shitjes përmes Telefonit, do të jesh një pikë e rëndësishme kontakti ndërmjet Alcedrix dhe klientëve tanë.
Do të angazhohesh në:
• Kontaktimin e klientëve ekzistues dhe potencialë;
• Prezantimin e ofertave, produkteve dhe mundësive të reja;
• Kuptimin e nevojave të klientëve dhe finalizimin e shitjeve;
• Marrjen dhe përpunimin e saktë të porosive;
• Bashkëpunimin me ekipin e shitjes në terren;
• Përditësimin dhe menaxhimin e të dhënave të klientëve;
• Trajtimin profesional të pyetjeve dhe ankesave;
• Mbajtjen e evidencës së thirrjeve dhe rezultateve të shitjes;
• Përfaqësimin profesional të Alcedrix në çdo komunikim me klientin.
👤 KË PO KËRKOJMË?
Po kërkojmë dikë që di të komunikojë, të dëgjojë dhe të shesë.
Preferojmë kandidatë që:
✓ Kanë përvojë në shitje përmes telefonit;
✓ Preferohet përvoja në industrinë farmaceutike;
✓ Janë të diplomuar ose në vitin e fundit të studimeve;
✓ Kanë aftësi të mira komunikuese dhe bindëse;
✓ Janë të orientuar drejt objektivave dhe rezultateve;
✓ Janë të gatshëm të udhëtojnë jashtë vendit për trajnime.
Patenta e shoferit – Kategoria B konsiderohet përparësi.
💎 ÇFARË OFROJMË?
💰 Pagë atraktive + Bonus Performance
🏥 Sigurim shëndetësor
📱 Smartphone + pako komunikimi
🕗 Orar 08:00 – 16:00 E hënë – E premte
📈 Mundësi për zhvillim profesional
🌍 Mundësi trajnimesh jashtë vendit
________________________________________
SUKSESI FILLON ME NJË BISEDË.
Në Alcedrix besojmë se njerëzit e mirë të shitjes nuk lexojnë vetëm një ofertë – ata krijojnë marrëdhënie, kuptojnë klientin dhe krijojnë vlerë.
Nëse komunikimi është pika jote e fortë dhe rezultatet të motivojnë, atëherë mund të jesh personi që po kërkojmë.
👉 APLIKO TANI
https://alcedrix.com/agjent-i-shitjes-permes-telefonit/
📅 Afati i fundit për aplikim:
25.08.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.
ALCEDRIX – Grow with us.