Zyrtar i Depos / Administratë Magazinë (1 pozitë)

Zyrtar/e i Depos / Administratë Magazinë (1 pozitë) - Prishtinë

Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të një Zyrtari për Depo.

Përshkrimi i punës:
Kjo pozitë ka për qëllim mbështetjen e proceseve ditore në magazinë, duke siguruar që të gjitha hyrje-daljet e produkteve të dokumentohen me saktësi dhe efikasitet.

✅ Përgjegjësitë Kryesore:

  • Regjistrimi i pranimeve dhe daljeve të produkteve në sistem
  • Mbajtja e dokumentacionit të rregullt dhe të përditësuar të stokut
  • Asistimi në proceset e inventarizimit
  • Koordinimi me departamentin e shitjes dhe furnizimit
  • Sigurimi që procedurat e magazinës të ndjekin standardet e kompanisë

🧾 Kualifikimet:

  • Diplomë e mesme ose universitare (preferohet në Logjistikë, Administratë apo fushë të ngjashme)
  • Përvojë në punë administrative apo në magazinë është përparësi
  • Njohuri të sistemeve ERP ose softuerëve të menaxhimit të stokut

💼 Çfarë ofrojmë?

  • Pagë atraktive në bazë të nivelit të punës.
  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.

📩 Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në:
👉 http://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.

🗓️ Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025

**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**

Forma e Aplikimit









    top