Social Media Manager – Kosovë

Social Media Manager – Kosovë

Alcedrix ështe kompani që mirret me shprëndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike (food supplements, kozmetikë), me seli në Prishtinë. Si pjesë e planeve zhvillimore, kompania është në kërkim të personave që do të jenë pjesë e ekipit në departamentin e shitjes dhe promovimit.

Titulli: Agjent i shitjes (2 pozita).

Rajoni: Në të gjith territorin e Republikës së Kosovës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Hartimi i strategjise kreative për rrjetet sociale të kompanisë
  • Krijimi i përmbatjes (content) vizuale dhe me shkrim për nevoja të kompanisë sipas strategjisë
  • Menaxhimi i përditshëm i të gjitha kanaleve të mediave sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, dhe  TikTok, duke përshtatur përmbajtjen për sipas kanaleve dhe audiencave të ndryshme
  • Mbikëqyrja, planifikimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve nëpër platforma të ndryshme
  • Menaxhimi i kampanjave promovuese nëpër rrjetet e ndryshme sociale
  • Formimi i marrëdhënie kyçe me influencerët nëpër platformat e rrjeteve sociale
  • Menaxhimi i komuniteteve në rrjete sociale duke iu përgjigjur postimeve të mediave sociale dhe duke zhvilluar diskutime
  • Monitorimi, gjurmimi, analizimi dhe raportimi mbi performancën në platformat e rrjeteve sociale përmes Google Analytics dhe Facebook Insights
  • Identifikimi i tendencave të konsumatorëve për të ndihmuar në planifikimin e fushatave dhe reklamave
  • Menaxhimi i buxheteve për aktivitetet në rrjetet sociale
  • Inkurajimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve të kompanisë

Çka kërkohet?

  • Të jeni banor/e i/e Kosovës
  • Të keni përvojë pune në dizajn dhe menaxhim të rrjeteve sociale
  • Të keni njohuri mesatare në përdorimin e programeve te dizajnit dhe editimit të videove
  • Të jeni të diplomuar ose në vitin e fundit të studimeve
  • Të jeni i/e aftë të punoni me orientim në arritjen e planeve të marktingut
  • Të jeni i/e aftë të punoni si ekip dhe nën presion të punës.
  • Të keni patentë shoferi të kategorisë “B” (preferohet)
  • Të jeni të gatshëm të udhëtoni jashtë vendit për trajnime
  • Të mos jeni të përndjekur penalisht

Çka ofrohet?

  • Paketë atraktive e benfiteve (Pagë + Bonus).
  • Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim Shëndetësor.
  • Orar pune: 08:00 – 16:00.
  • Ditët e punës: e Hënë – e Premtë (vikendet janë pushim).
  • Smart Phone + pako e komunikimit.

Të gjithë ju që jeni të gatshëm t`i bashkangjiteni këtij ekipi, jeni të mirëseardhur që të aplikoni duke plotësuar formën e aplikimit në https://alcedrix.com/karriera/ dhe duke bashkangjitur CV-në.

**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**

Forma e Aplikimit









    top