Brand Manager – Kosovë

Brand Manager - Kosovë

Alcedrix është kompani e specializuar në zhvillim dhe shpërndarje të produkteve të konsumit të gjerë, me fokus në Produkte Farmaceutike, Shtesa Ushqimore, OTC dhe Produkte Kozmetike.

Alcedrix operon në Kosovë si njëri nga liderët e industries që nga viti 2016. Alcedrix ka hap edhe degën e saj në Shqipëri në vitin 2022, duke e nis një rrugëtim akoma më interesant për kompaninë. Objektivi ynë është që bashkë me partnerët dhe bashkëpunëtoret tanë, ta shtrijmë prezencën në të gjithë rajonin gjithmonë duke sjellë në treg vetëm produkte cilësore, me kontrolle dhe standarde super të larta të prodhimit.

Së fundmi, Alcedrix ka lidh marrëveshje ekskluzive me kompaninë angleze Brand Architekts me brendet e saj: The Solution, Super Facialist, Skinny Tan, etj (www.brandarchitektsplc.com). Brand Architekts eshte kompani novatore, me fokus në  zhvillimin e produkteve të kujdesit personal. Si rezultat i nevojës për zhvillim të këtij brendi, ne kemi kënaqësinë që të shpallim të hapur konkursin për pozitën:

BRAND MANAGER – KOSOVË

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndërtimi, zhvillimi dhe monitorimi i planit zhvillimor të brendeve në vendin përkatës
  • Ndërtimi i ekipit të shitjes dhe marketingut
  • Implementimin e planit të shitjes dhe Marketingut
  • Ndërtimi i relacioneve me klientët dhe lidhja e marrëveshjeve të shitjes.
  • Ndërtimi, Zhvillimi dhe Menaxhimi i promocioneve sipas planit strategjik
  • Organizimi dhe menaxhimi i eventeve profesionale.

Çka kërkohet?

  • Të jeni banor/e i/e Kosovës
  • Të keni përvojë pune në pozita të ngjashme në industrinë farmaceutike / kozmetike
  • Të jeni të diplomuar ose në vitin e fundit të studimeve (preferohet të keni prapavijë ne industrinë farmaceutike)
  • Të jeni i/e aftë të punoni me orientim në arritjen e planeve të shitjes dhe marktingut
  • Të jeni i/e aftë të punoni si ekip dhe nën presion të punës.
  • Të keni patentë shoferi të kategorisë “B”
  • Të jeni të gatshëm të udhëtoni jashtë vendit për trajnime
  • Të mos jeni të përndjekur penalisht

Çka ofrohet?

  • Paketë atraktive e benfiteve (Pagë + Bonus).
  • Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim Shëndetësor.
  • Orar pune: 08:00 – 16:00.
  • Ditët e punës: e Hënë – e Premtë (vikendet janë pushim).
  • Automjet të kompanisë 24h.
  • Smart Phone + pako e komunikimit.

Të gjithë ju që jeni të gatshëm t`i bashkangjiteni këtij ekipi, jeni të mirëseardhur që të aplikoni duke plotësuar formën e aplikimit në https://alcedrix.com/karriera/ dhe duke bashkangjitur CV-në.

**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**

Forma e Aplikimit









    top