Agjent/e i Shitjes përmes Telefonit

Agjent/e Shitjes përmes Telefonit (2 Pozita) - Prishtinë

Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të dy Agjentëve të Shitjes që do të kontribuojnë në zgjerimin e prezencës së produkteve tona në tregun vendor.

✅ Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontaktimi i klientëve potencial dhe ekzistues për t’i informuar për ofertat tona.
  • Trajtimi i pyetjeve rreth produkteve dhe kompanisë.
  • Kuptimi i kërkesave të klientëve për të finalizuar shitjet.
  • Bashkëpunim me ekipin e shitjes në terren, kur është e nevojshme.
  • Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistem.
  • Marrja dhe përpunimi i porosive në mënyrë të saktë.
  • Trajtimi i ankesave për të ruajtur imazhin dhe reputacionin e kompanisë.
  • Mbajtja e evidencës së thirrjeve dhe shitjeve, si dhe ndarja e informacionit të vlefshëm.
  • Përfaqësimi profesional i kompanisë në çdo kontakt me klientin.

🧾 Kërkesat:

  • Të jeni banor/e i/e Kosovës.
  • Të keni përvojë pune në shitje përmes telefonit (preferohet në industrinë farmaceutike).
  • Diplomë universitare ose në vitin e fundit të studimeve.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe orientim në arritjen e objektivave.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
  • Patentë shoferi – Kategoria “B” (e preferueshme).
  • Gatishmëri për të udhëtuar jashtë vendit për trajnime.

💼 Çfarë ofrojmë?

  • Paketë atraktive përfshirë pagë fikse dhe bonus bazuar në performancë.
  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
  • Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.

📩 Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në:
👉 http://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.

🗓️ Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025

**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**

Forma e Aplikimit









    top