Agjent/e Shitjes - Kosovë
Alcedrix ështe kompani që mirret me shprëndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike (food supplements, kozmetikë), me seli në Prishtinë. Si pjesë e planeve zhvillimore, kompania është në kërkim të personave që do të jenë pjesë e ekipit në departamentin e shitjes dhe promovimit.
Titulli: Agjent i shitjes (2 pozita).
Rajoni: Në të gjith territorin e Republikës së Kosovës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi i planeve të kompanisë në Shtije dhe Marketing
- Menaxhimi i rrjetit të promovimit
- Ndërtimi i relacioneve me Key Account (klientët kryesor) – Barnatore
- Organizimi i eventeve promovuese
- Menaxhimi i aksioneve të shitjes
- Lançimi i produkteve të reja në treg.
- Ndërtimi i imazhit profesional të kompanisë
Çka kërkohet?
- Të jeni banor/e i/e Kosovës
- Të keni përvojë pune në shitje (preferohet industrinë farmaceutike)
- Të jeni të diplomuar ose në vitin e fundit të studimeve
- Të jeni i/e aftë të punoni me orientim në arritjen e planeve të shitjes dhe marktingut
- Të jeni i/e aftë të punoni si ekip dhe nën presion të punës.
- Të keni patentë shoferi të kategorisë “B”
- Të jeni të gatshëm të udhëtoni jashtë vendit për trajnime
- Të mos jeni të përndjekur penalisht
Çka ofrohet?
- Paketë atraktive e benfiteve (Pagë + Bonus).
- Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.
- Sigurim Shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00.
- Ditët e punës: e Hënë – e Premtë (vikendet janë pushim).
- Automjet të kompanisë 24h.
- Smart Phone + pako e komunikimit.
Të gjithë ju që jeni të gatshëm t`i bashkangjiteni këtij ekipi, jeni të mirëseardhur që të aplikoni duke plotësuar formën e aplikimit në https://alcedrix.com/karriera/ dhe duke bashkangjitur CV-në.
**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**