Përfaqësues Mjekësor (2 Pozita)
🚀 BËHU PJESË E RRITJES SË ALCEDRIX!
PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E
📍 Prishtinë | 2 Pozita
Në Alcedrix besojmë se shitja nuk është vetëm produkti – është besimi, marrëdhënia dhe rezultati që ndërtojmë me partnerët tanë.
Për të mbështetur zhvillimin tonë të mëtejshëm, po kërkojmë 2 Përfaqësues/e Mjekësor/e energjikë, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, që duan të zhvillojnë karrierën e tyre së bashku me ne.
🎯 ROLI YT
Do të jesh një nga pikat kryesore të kontaktit ndërmjet Alcedrix dhe profesionistëve shëndetësorë.
Do të angazhohesh në:
• Krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me mjekë, farmacistë dhe profesionistë shëndetësorë;
• Prezantimin profesional të produkteve tona në klinika dhe barnatore;
• Zhvillimin e territorit dhe rritjen e prezencës së produkteve në treg;
• Realizimin e objektivave dhe planeve të shitjes;
• Planifikimin dhe menaxhimin efikas të vizitave;
• Monitorimin e tregut, produkteve dhe aktiviteteve relevante;
• Raportimin dhe analizimin e rezultateve javore dhe mujore;
• Kontributin aktiv në krijimin e strategjive për rritjen e shitjeve dhe pjesëmarrjes së produkteve tona në treg.
👤 KË PO KËRKOJMË?
Po kërkojmë dikë që di të komunikojë, të ndërtojë marrëdhënie dhe mbi të gjitha të krijojë rezultate.
Preferojmë kandidatë që:
✓ Janë të diplomuar ose në vitin e fundit të studimeve;
✓ Kanë prapavijë në farmaci, nutricion, mjekësi ose industri të ngjashme;
✓ Kanë së paku 2 vite përvojë në promovimin/prezantimin e produkteve farmaceutike ose parafarmaceutike;
✓ Kanë aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe negocimi;
✓ Janë të orientuar drejt objektivave dhe performancës;
✓ Kanë njohuri të mira kompjuterike;
✓ Posedojnë patentë shoferi – Kategoria B.
Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
💎 ÇFARË OFROJMË?
💰 Pagë atraktive + Bonus Performance
🏥 Sigurim shëndetësor
🚗 Automjet të kompanisë 24H
📱 Smartphone + pako komunikimi
🕗 Orar 08:00 – 16:00 E hënë – E premte
📈 Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim
________________________________________
NËSE TI RRITESH, RRITEMI EDHE NE.
Në Alcedrix kërkojmë njerëz që nuk duan vetëm një vend pune, por një ambient ku performanca vlerësohet, iniciativa inkurajohet dhe rezultatet shpërblehen.
A je gati për hapin e radhës në karrierën tënde?
👉 APLIKO TANI
https://alcedrix.com/perfaqesues-mjekesor/
📅 Afati i fundit për aplikim: 25.08.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
ALCEDRIX – Grow with us.