Drinks for life® Energy

Drinks for life® Energy

Shtesë ushqimore i dizajnuar për shtim të energjisë dhe përmirësim të performancës mendore. Produkti vjen në formë të pluhurit të paketuar në qese.

Quantity

Përshkrim

Drinks for life® ENERGY është produkt i destinuar për të rriturit që përpiqen të ruajnë performancën e duhur mendore, të zvogëlojnë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë si dhe të ruajnë metabolizmin e duhur të energjisë.

Produkti përmban sasi të lartë të kafeinës (150 mg / 1 qese), ekstrakte të standardizuara të dy llojeve të xhensenit: siberian dhe korean, magnez dhe vitamina B (acid pantotenik, vitaminë B6, tiaminë, vitaminë B12).

Kafeina mbështet performancën mendore, ndihmon në rritjen e vigjilencës dhe përmirëson përqendrimin.
Xhenseni siberian forcon trupin, kontribuon në qarkullimin e duhur të gjakut, i cili ndikon në funksionimin e duhur të trurit, si dhe mbështet aktivitetin mendor dhe kognitiv.

Xhenseni korean shërben në ruajtjen e vitalitetit dhe kontribuon në përmirësimin e përqendrimit, koordinimit dhe vigjilencës së trupit.

Magnezi, acidi pantotenik, vitamina B6 dhe vitamina B12 kontribuojnë në ruajtjen e metabolizmit normal të energjisë dhe në reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe plogështisë.

Acidi pantotenik gjithashtu ndihmon në ruajtjen e performancës mendore në nivelin e duhur. Tiamina, vitamina B6 dhe vitamina B12 ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe ruajnë funksionet e duhura psikologjike.

Mënyra e përdorimit: 1 qese në ditë. Përmbajtja e qesës duhet të tretet në 500 ml ujë. Konsumojeni menjëherë pas përgatitjes.

Informacion shtesë

Informacion Nutricional

1 Qese / VRU

Kafeinë (nga kafeina anhidër dhe ekstrakti i guaranës)

150mg

Ekstrakt I guaranës 50% kafeinë

100mg

Ekstrakt I xhensenit korean 7% xhensenozide

1000mg

Ekstrakt I xhensenit siberian 0.8% eleuteroside

100mg

Magnez

100mg / 26.7%

Acid pantotenik

6mg / 100%

Vitaminë B6

1,4mg / 100%

Tiaminë (vitamin B1)

1,1mg / 100%

Vitaminë B12

2,5μg / 100%

VRU

Vlera Referente Ushqyese

Informacion Shtesë

Drinks for life® ENERGY është shtesë ushqimore. Paketimi përmban 20 qese.

Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Rekomandohet një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar dhe një mënyrë jetese e shëndetshme. Mbajeni larg fëmijëve.

SHËNIM: Drinks for Life® ENERGY përmban kafeinë. Produkti nuk rekomandohet për fëmijët dhe gratë shtatzëna (përmbajtja e kafeinës: 150 mg / 1 qese). Përveç kësaj, produkti nuk rekomandohet as për gratë gjidhënëse ose ato që planifikojnë shtatzëni, njerëzit me sëmundje të zemrës dhe njerëzit që përdorin droga duke përfshirë disa barna pa recetë (p.sh. që përmbajnë acid acetilsalicilik), si dhe në rastin e mbindjeshmërisë ndaj ndonjë nga përbërësit. Mos e tejkaloni konsumin e 400mg kafeinë në ditë nga të gjitha burimet dhe 200mg kafeinë në të njëjtën kohë. Mos e konsumoni me produkte të tjera që janë burim kafeine ose përbërës të tjerë me efekt të ngjashëm. Mos e përdorni së bashku me alkoolin. Mos e përdorni menjëherë para gjumit ose disa orë para gjumit dhe në rast të pagjumësisë, nervozizmit, çrregullimeve të ritmit të zemrës, dhimbjes së kokës, çrregullimeve të sistemit të tretjes. Mos e përdorni për më shumë se 2 muaj. Diabetikët që përdorin ilaçe antidiabetikë ose insulinë duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të produktit.

Përbërësit: sheqer, rregullues i aciditetit – acid citrik; Kripërat e magnezit të acidit citrik – magnez, aroma, kafeinë pa ujë, ekstrakt i farës së guaranës ( Paullinia cupana Kunth), ekstrakt i rrënjës së xhensenit korean ( Panax ginseng CAMey.), ekstrakt i rrënjës së xhensenit siberian ( Eleutherococcus senticosus (Rupr. et Maxim.) Maxim.) ëmbëlsues – acesulfame K, sukralozë; agjent kundër ngjitjes – dioksid silikoni; bojë – karoten; Kalciumi D-pantotenat – acid pantotenik, cianokobalaminë – vitaminë B12, hidroklorur piridoksinë – vitaminë B6, hidroklorur tiaminë – tiaminë (vitamina B1).

top