Kolonbiotic® 7GG

Kolonbiotic® 7GG

Simbiotik (Probiotik dhe Prebiotik) me 7 miliardë baktere të mira nga acidi laktik.

Quantity

Përshkrim

KOLONBIOTIC® 7 GG ka për qëllim plotësimin e mikroflorës së zorrëve, veçanërisht gjatë terapisë me antibiotikë dhe 2-3 javë pas ndërprerjes së antibiotikut dhe gjatë udhëtimit. Mund të përdoret nga fëmijët nga mosha 3 vjeçare si dhe nga të rriturit.

KOLONBIOTIC® 7 GG është shtesë ushqimore që përmban baktere të acidit laktik të zgjedhur posaçërisht të llojit Lactobacillus rhamnosus GG, në përqendrime jashtëzakonisht të larta deri në 7 miliard (7×109 CFU *) dhe gjithashtu përmban frukto-oligosaccharide që janë burim natyror i energjisë për bakteret.

Ky simbiotik modern prodhohet në kapsula novatore me zbërthim të qëndrueshëm që e bënë të përthithshëm në zorrë. Këto kapsula karakterizohen nga rritja e rezistencës ndaj PH-së acidike të stomakut, duke mbrojtur bakteret nga efektet e saj shkatërruese dhe duke i lejuar ato të arrijnë në mënyrë të sigurtë në zorrë (sistemin intestinal) duke mundësuar kolonizimin e tyre.

Dedikohet për të gjithë personat që:

  • Përdorin antibiotikë (rekomandohet të konsumohet gjatë përdorimit deri 2-3 javë pas ndërprerjes së antibiotikëve).
  • Udhëtojnë jashtë vendit (duke e ndërruar sistemin e ushqimit).

Mënyra e përdorimit: 1 kapsulë në ditë me shumë ujë dhe preferohet gjatë ngrënies. Nëse keni vështirësi në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja mund të shpërndahet në pije në temperaturën e dhomës (p.sh. ujë, qumësht, lëng i frutave).

Informacion shtesë

Informacion Nutricional

1 Kapsulë / CFU

Baktere nga acidi Laktik - Lactobacillus rhamnosus GG

7Miliardë (7×109 CFU**)

Frukto-oligosakaride (FOS)

50mg

CFU

Colony Forming Unit

Informacion Shtesë

KOLONBIOTIC® 7 GG është shtesë ushqimore. Paketimi përmban 10 kapsula me përmbajtje pluhuri.

Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Rekomandohet një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar dhe një mënyrë jetese e shëndetshme. Mbajeni larg fëmijëve.

Përbërësit: maltodekstrin, frukto-oligosakaridet, Lactobacillus rhamnosus GG (ATCC 53103), komponentet e shtresës së kapsulës (agjenti i lustrimit – hidroksipropil metilcelulozë, stabilizator – gungan, ngjyrosje – dioksid titaniumi).

top