Zyrtar/e i Depos / Administratë Magazinë (1 pozitë) - Prishtinë
Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të një Zyrtari për Depo.
Përshkrimi i punës:
Kjo pozitë ka për qëllim mbështetjen e proceseve ditore në magazinë, duke siguruar që të gjitha hyrje-daljet e produkteve të dokumentohen me saktësi dhe efikasitet.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Regjistrimi i pranimeve dhe daljeve të produkteve në sistem
- Mbajtja e dokumentacionit të rregullt dhe të përditësuar të stokut
- Asistimi në proceset e inventarizimit
- Koordinimi me departamentin e shitjes dhe furnizimit
- Sigurimi që procedurat e magazinës të ndjekin standardet e kompanisë
Kualifikimet:
- Diplomë e mesme ose universitare (preferohet në Logjistikë, Administratë apo fushë të ngjashme)
- Përvojë në punë administrative apo në magazinë është përparësi
- Njohuri të sistemeve ERP ose softuerëve të menaxhimit të stokut
Çfarë ofrojmë?
- Pagë atraktive në bazë të nivelit të punës.
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në: http://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.
Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025
**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**