Zyrtar Financiar dhe Administrativ (1 pozitë)

Zyrtar/e Financiar dhe Administrativ (1 pozitë) - Prishtinë

Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të një Zyrtari për Financa dhe Administratë.

Përshkrimi i punës:
Zyrtari Financiar dhe Administrativ do të ketë rol kyç në menaxhimin e financave të përditshme të kompanisë dhe funksioneve të përgjithshme administrative.

✅ Përgjegjësitë Kryesore:

  • Regjistrimi i shpenzimeve dhe të ardhurave në sistem
  • Përgatitja e raporteve mujore financiare
  • Mbështetje në përgatitjen e dokumenteve për tatime dhe kontabilitet
  • Menaxhimi i faturave, arkivave dhe dokumentacionit zyrtar

🧾 Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet apo fushë të ngjashme
  • Minimum 2 vite përvojë pune në role të ngjashme
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve financiare (p.sh. Excel, software kontabël)

💼 Çfarë ofrojmë?

  • Pagë atraktive në bazë të nivelit të punës.
  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.

📩 Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në:
👉 http://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.

🗓️ Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025

**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**

Forma e Aplikimit









    top