Përshkrim
Vita-min plus® Mother është shtesë ushqimore (përzierje e vitaminave dhe mineraleve) me përbërje novatore dhe komplekse. Përbërja komplekse e vitaminave dhe forma Kelate e mineraleve, garantona bsorbim maksimal duke i përmbush nevojat për suplementim me mikroelemente, nevoja në rritje e sipër gjatë kohës së shtatzënisë dhe gjidhënies. Formulimi është avancuar akoma me shtimin e ekstraktit të boronicës së kuqe dhe acidit folik, të cilat kontribuojnë në rritjen normale të indeve tek femrat që planifikojnë apo janë shtatzëna si dhe gjatë gjidhënies.
Produkti rekomandohet të përdoret si shtesë e rregullt ditore:
- Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
- Me qëllim të korrigjimit të mangësive të vitaminave dhe mineraleve .
- Nëse pësoni gjendje depresioni, apatie ose formë fizike dhe mendore të përkeqësuar.
- Në rastet e ushqyerjes së parregullt.
- Kur merret sasi e tepërt e ilaçeve dhe lloje të caktuara të erëzave dhe pijeve (kafe, cigare, pije alkoolike).
- Pas sëmundjeve dhe gjatë periudhës së rikuperimit.
Kërkimet shkencore kanë vërtetuar se:
- Vitamina A ndihmon në mirëmbajtje të lëkurës së shëndoshë, shikimit të pastër dhe mirëmbajtjes së sistemit imunitar. Gjithashtu mundëson mirëmbajtjen adekuate të metabolizmit të hekurit në organizëm.
- Vitamina D ndihmon në mirëqenien e sistemit skeletor, rregullimin e nivelit të kalciumit në organizëm dhe mirëqenien e sistemit muskulor.
- Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e e qelizave kundër stresit oksidativ duke mbrojtur organizmin nga toksifikimi dhe duke ul sasinë e radikaleve të lira.
- Vitamina C ndër të tjera është kontribusi më i madhë i funksionimit normal të sistemit imunitar, duke mbrojtur sistemin qelizor nga oksidimi. Vitamina C është skajshmërisht e rëndësishme në shumë procese biokimike dhe metabolike, kontribuon në formimin e kolagjenit duke ndihmuar funksionimin normal të enëve të gjakut.
- Vitamina B1 ndihmon në funksionim normal të sistemit nervor, metabolizmit energjik, zemrës dhe funksioneve psikologjike.
- Vitamina B2 ndihmon në uljen e nivelit të lodhjes kronike, mirëmbajtjen e lëkurës së
shëndoshë dhe funksionimin normal të sistemit nervor dhe membranës së mukozës. - Vitamina B6 ka shumë funksione të rëndësishme në organizmin tonë: është përgjegjës për mirëmbajtjen e metabolizmit të proteinave, glikogjenit dhe homocisteinës. Ndihmon në prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Është njëra prej vitaminave kryesore që ndihmon në rregullimin e proceseve hormonale.
- Acidi Folik ndihmon në prodhimin e indeve tek shtatëzënat dhe nënave gjatë gjidhënies.
- Vitamina B12 Ndihmon në prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut si dhe në funksionimin normal
të sistemit nervor. Gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të lodhjes kronike. - Biotina ndihmon në mirëmbajtjen e flokëve të shëndetshme, rregullimin e gjendjes së lëkurës dhe
membranës së mukozës. - Acidi Pantotenik ndihmon në funksionimin e sintezës dhe metabolizmit të vitaminës D dhe disa neurotransmetuesve. Ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të aktivitetit mental.
- Kalciumi është mineral thelbësor (kryesor) në mirëqenien e sistemit skeletor (eshtrave, nyjeve dhe dhëmbëve).
- Magnezi ul nivelin e lodhjes dhe rraskapitjes. Ndihmon në funksionim normal të sistemit nervor, relakson sistemin muskulor, ndihmon edhe në sintezën e proteinave dhe mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave dhe dhëmbëve.
- Hekuri është përgjegjës për transportimin e oksigjenit gjatë gjithë trupit. Ndihmon në prodhimin e rruzave të kuqe dhe hemoglobinës së gjakut.
- Zinku ka shumë funksione të rëndësishme në organizëm: Ndihmon në menaxhimin e shëndetit të eshtrave, thonjëve, flokëve dhe lëkurës. Kontribuon në sintezë të proteinave dhe ADN-së, ndihmon shumë në funksionimin normal të sistemit të riprodhimit që është shumë me rëndësi për femrat që planifikojnë shtatzani dhe meshkujt që kanë spermë më të dobët.
- Mangani ndihmon në ndërtimin e indeve lidhëse dhe mbrojtjen e tyre ndaj radikaleve të lira.
- Bakri ndihmon transportimin e hekurit në organizëm. Ka rol kyç në shëndetin e flokut dhe pigmentit të lëkurës.
- Jodi ndihmon në prodhimin normal hormonal nga tiroidet dhe funksionimin e tyre. Ndër të tjera, ndihmon në funksionimin normal të sistemit kognitiv.
Shënim: Për sigurinë e foshnjës dhe nënës ne përdorim mineralet e kualitetit superior, amino-acidet kelat nga Albion® me absorbim të lartë (Ferrochel®), me bioaktivitet dhe tolerancë të lartë, të vërtetuara shkencërisht me studime disa vjeçare. Kur të kërkoni minerale, shikoni vulën Albion® Minerals sepse është garancë për produkt të kualitetit të lartë, me vlera të vërtetuara.
Mënyra e përdorimit: 1 kapsulë në ditë. Konsumojeni me një sasi të madhe uji.