Përshkrim
Perfect Skin Hydro – Complex® është përzierje e përbërësve aktivë të kombinuar në dy formula: Hydro-fleks dhe formula Antioksiduese e lëkurës perfekte.
Lëkura është organi më i gjerë i trupit tonë. Është linja jonë e parë e mbrojtjes kundër viruseve, baktereve dhe rrezatimit të dëmshëm. Nuk është vetëm një shtresë izoluese që rregullon temperaturën e trupit tonë, por edhe një organ i rëndësishëm shqisor dhe një vend ku prodhohet vitamina D. Lëkura përbëhet nga dy shtresa bazë epiderma dhe derma.
Faktorë të tillë si rrezatimi ultravjollcë, ndotja e mjedisit dhe dieta e dobët favorizojnë formimin e radikaleve të lira në lëkurë, të cilat shkaktojnë ndryshime të pafavorshme, ato shkatërrojnë molekulat e kolagjenit, lëkura bëhet më pak e hidratuar dhe e plogët dhe shfaqen rrudha. Kjo është arsyeja pse ushqimi ynë është kaq i rëndësishëm, veçanërisht përbërësit që përmban, të cilët në sasi të përshtatshme mbështesin funksionimin e duhur të lëkurës.
Perfect Skin Hydro – Complex ® përmban substanca në dy formula të zhvilluara shkencërisht:
Formula Hydro-flex:
- Kolagjeni është burim i peptideve, aminoacideve të lira, të cilat janë përbërës themelorë të indit lidhës, si dhe të lëkurës, thonjve dhe flokëve.
- Acidi hialuronik, një përbërës strukturor i indit lidhës që ndërton matricën jashtë qelizore të dermës.
- Silica që përmban produkti tretet në matricën jashtë qelizore të dermës dhe dërgon sasi shtesë uji atje.
- Biotina ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe merr pjesë në ruajtjen e gjendjes së duhur të mukozës.
Formula Antioksiduese e lëkurës perfekte:
- Ekstrakti shumë i koncentruar i farave të rrushit që përmban një sasi të madhe proantocianidine (OPC) dhe ekstrakti i çajit të gjelbër me një përmbajtje të lartë katekinash (EGCG), janë antioksidantë bimorë që neutralizojnë radikalet e lira të krijuara në lëkurë.
- PureWay-C ® – një kompleks i patentuar i vitaminës C dhe bioflavonoideve të agrumeve. Vitamina C ndihmon në prodhimin e duhur të kolagjenit për të siguruar funksionimin e duhur të lëkurës dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e qelizave kundër stresit oksidativ.
Zinku, bakri dhe mangani, në formën e kelateve të aminoacideve shumë të tretshme, si dhe seleni, ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Zinku gjithashtu merr pjesë në procesin e ndarjes së qelizave dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. Mangani ndihmon në formimin e duhur të indeve lidhëse. Bakri ndihmon në ruajtjen e pigmentimit të duhur të lëkurës.
Pigmentet karotenoide – beta karoteni dhe likopeni, janë pigmente natyrale që gjenden te bimët dhe kafshët. Përveç kësaj beta karoteni pas shndërrimit në vitaminë A luan një rol të rëndësishëm në procesin e specializimit të qelizave.
Mënyra e përdorimit: Të merret një kapsulë në ditë, në mes të shujtave (pas mëngjesit dhe para drekës) Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.