Përshkrim
Balsam për riparim të buzëve me ekstrakt të Gjembaç detit (Hippophae rhamnoides), Ekstraktit të Centellës Aziatike
(Centella Asiatica extract), Acidit Hialuronik dhe Aloe Verës. Ushqen, riparon dhe mbron buzët e thara dhe të plasaritura, si dhe hundën e irrituar për shkak të përbërësve me funksion rigjenerues në lëkurë.
Efektet e përbërësve aktiv:
EKSTRAKTI I GJEMAÇIT TË DETIT (Hippophae rhamnoides):
- Hidraton dhe promovon rigjenerimin dhe mbrojtjen e buzëve dhe të hundës
EKSTRAKTI I ALOE VERËS
- Veti anti-inflamatore dhe antioksiduese per shkak te komponimeve fenolike,
- Veti antibakteriale dhe antifungale.
EKSTRAKTI I CENTELLËS AZIATIKE (Centella Asiatica Extract)
- Veti shëruese.
- Veti anti-inflamatore, antioksiduese dhe hidratuese.
ACIDI HIALURONIK
- Kontribuon në rigjenerimin e lëkurës dhe ndihmon në përshpejtimin e shërimit të plagëve të vogla.
- Ka veprim të trefishtë: lubrifikon, hidraton dhe qetëson lëkurën.
Mënyra e përdorimit: Aplikoni në buzë dhe hundë sipas nevojës. Mos aplikoni mbi ulcerat, plagët e hapura ose të infektuara. Shmangni kontaktin me syrin.