Përshkrim
Gold Vit® D3 Junior është shtesë ushqimore në formë pluhuri me aromë të këndshme mjedre, i destinuar për konsum të drejtpërdrejtë për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare.
Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se vitamina D ndihmon në ruajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve të shëndetshëm dhe funksionimin e duhur të muskujve. Përveç kësaj, vitamina D ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e duhur të
kalciumit dhe fosforit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme te fëmijët në periudhën e rritjes së shpejtë. Vitamina D që përmban produkti ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, ndihmon në ruajtjen e nivelit të duhur të kalciumit në gjak dhe është i përfshirë në procesin e ndarjes së qelizave.
Produkti është i dedikuar për fëmijët e moshës 3 vjeç e lart, si një shtesë e kërkesës ditore për marrjen e vitaminës D3, veçanërisht gjatë periudhave të rritjes dhe zhvillimit intensiv dhe periudhave kur sistemi imunitar është nën presion (vjeshtë dhe dimër).
Mënyra e përdorimit: 1 qese në ditë pas një vakti për konsum të drejtpërdrejtë. Mund të konsumohet edhe duke u tretur në një sasi të vogël uji.