Përshkrim
Shtesë ushqimore në formë pluhuri për tretje në ujë. Përmban ëmbëlsues. Aromë rrushi mali.
Drinks for Life Collagen është produkt që përmban kolagjen të hidrolizuar, sulfat glukozamine, vitaminë C dhe biotinë. Kolagjeni I hidrolizuar është burim e komponentës themelore të indit lidhës, si dhe lëkurës, thonjve dhe flokëve. Nga ana tjetër, glukozamina në trupin e njeriut është përbërës strukturor i glikozaminoglikaneve – substanca që janë pjesë e indit lidhës. Vitamina C kontribuon në prodhimin e duhur të kolagjenit për të siguruar funksionimin e duhur të lëkurës, kërcit (përfshirë kërcin e nyjeve) dhe kockave. Biotina ndihmon në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës së shëndetshme.
Dedikohet për të rriturit që përpiqen të ruajnë një pamje të shëndetshme të lëkurës dhe flokëve dhe të sigurojnë funksionimin e duhur të sistemit muskuloskeletor, si kërci i nyjeve dhe kockat. Rekomandohet veçanërisht për personat fizikisht aktivë, ata me aktivitete të rregullta sportive, ata që janë mbipeshë, për të moshuarit dhe gratë gjatë menopauzës.
Doza e rekomanduar ditore: 1 qese në ditë. Përmbajtja e qeskës shpërndahet në 400 ml ujë. Për shkak të përbërësve të përdorur, fillimisht mund të formohen gunga – tundeni shishen fuqishëm derisa të tretet plotësisht. Konsumojeni menjëherë pas përgatitjes.