Përshkrim
CalmTu është produkt me formulë të bazuar në përbërës natyral si valeriana, lule pasioni dhe lulëkuqja e Kalifornisë. Ndihmon në menaxhimin e stresit dhe kontribuon në relaksimin në momente të vështira. Falë përbërjes së tij, ka efekte qetësuese dhe nuk ka efekte anësore për organizmin.
Stresi dhe ankthi mund të manifestohen përmes një pafundësie simptomash. Në përgjithësi, simptomat mund t’i dallojmë në dy grupe kryesore, ato fizike (marramendje dhe djersitje, tension muskulor, palpitacione dhe tahikardi, nauze dhe të vjella, ndjenjë mbytjeje, etj) dhe ato psikologjike të sjelljës (shqetësimi, frika nga humbja e kontrollit, tejmbushja, bllokimi, ndjenja e humbjes, rraskapitja mendore, ndjenja e të ecurit shpejt, pagjumësia, etj).
Edhe pse stresi dhe ankthi nuk janë e njëjta gjë, ato janë të lidhura ngushtë. Në përgjithësi, mund të themi se stresi ka të bëjë me një ngarkesë të tepërt të punës. Duke qenë se çdo person është i ndryshëm, ajo që për një është një ngarkesë normale e punës, për një tjetër përfaqëson një situatë stresuese. E gjitha varet nga veçoritë që ka çdo person. Nga ana tjetër, ankthi ka të bëjë me pritjen e një gjëje që personi e percepton si negative, por që nuk ka ndodhur ende dhe me siguri nuk do të ndodhë kurrë. Në shumë raste, ankthi gjenerohet nga stresi i vazhdueshëm dhe që me kalimin e kohës fillon të gjenerojë mendime negative ose shqetësime për një temë specifike.
CalmTu ndër të tjera është efikas në:
- Episoda të ankthit
- Episoda të stresit
- Tahikardi
- Reduktim të nervozës
- Episoda të acarimeve
- Neuralgjia
- Insomni (Pagjumësi)
Mënyra e përdorimit: 2 deri 3 kapsula në ditë, 30 minuta para ushqimit.