Calcium D3 Forte 60 Tableta

Calcium D3 Forte 60 Tableta

Formulë e dyfishtë për eshtra të forte! Përmban 1250mg kalcium për dozë ditore.

Quantity

Përshkrim

Kalcium D3 Forte është shtesë ushqimore në formën e tabletave të mbështjellura, që përmbanë dozë të lartë kalciumi dhe vitaminë D – përbërës që kanë veprim sinergjik të rëndësishëm në shumë procese në organizëm.

Studimet shkencore kanë vërtetuar se:

Kalciumi: 

  • Është  i nevojshëm për ruajtjen e dhëmbëve normal.
  • Kontribuon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë.
  • Kontribuon në neurotransmetimin normal.
  • Kontribuon në funksionimin normal të muskujve.
  • Kontribuon në funksionimin normal të enzimeve të tretjes.
  • Kontribuon në koagulimin normal të gjakut.

Vitamina D: 

  • Kontribuon në përthithjen/shfrytëzimin normal të kalciumit dhe fosforit.
  • Kontribuon në nivelet normale të kalciumit në gjak.
  • Kontribuon në ruajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve.
  • Ka rol në procesin e ndarjes së qelizave.
  • Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve.
  • Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Dieta me përmbajtje adekuate të kalciumit dhe vitaminës D, është veçanërisht e rëndësishme gjatë periudhës së rritjes së shpejtë dhe arritjes së masës kockore maksimale, gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, pas frakturave dhe lëndimeve, si dhe për gratë gjatë menopauzës dhe për të moshuarit, në të cilët proceset e resorbimit kockor mbizotërojnë proceset e formimit të kockave. Vlen të përmendet se sasia e vitaminës D e marrë nga sinteza brenda trupit pëson luhatje të konsiderueshme në varësi të ekspozimit ndaj dritës së diellit, gjë që mund të rezultojë në furnizim të kufizuar për shkak të ekspozimit të ulët në diell.

 

Mënyra e përdorimit: 1-2 tableta në ditë, pas ushqimit ose sipas rekomandimit të mjekut. Tabletat duhet të merren me sasi të mjaftueshme uji. 

Informacion shtesë

Informacion Nutricional

1 Tabletë / VRU

Kalcium

625mg/78%

Vitaminë D

10µg (400IU) /200%

VRU

Vlera Referente Ushqyese

Informacion Shtesë

Calcium D3 Forte është shtesë ushqimore. Paketimi përmban 60 tableta të mbështjellura.

Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Rekomandohet një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar dhe një mënyrë jetese e shëndetshme. Mbajeni larg fëmijëve.

Kundërindikimet: Hipersensitiviteti ndaj ndonjërit prej përbërësve. Në rastin e nefrolitiazës, dështimit të veshkave dhe hiperparatiroidizmit, përdorimi i këtij produkti duhet të bëhet në konsultim me mjekun. Mos e përdorni së bashku me produkte të tjera me përmbajtje të lartë të kalciumit dhe vitaminës D. Nuk rekomandohet për fëmijët e vegjël për shkak të rrezikut të ngulfatjes.

Përbërësit: karbonat kalciumi – kalcium, agjentë lustrimi – alkool polivinil (PVA), glikol polietileni, talk; agjent kundër ngjitjes – kripërat e magnezit të acideve yndyrore; mbushës – karboksimetilcelulozë natriumi me lidhje të kryqëzuar; kolekalciferol – vitaminë D.

top