Agjent/e Shitjes përmes Telefonit (2 Pozita) - Prishtinë
Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të dy Agjentëve të Shitjes që do të kontribuojnë në zgjerimin e prezencës së produkteve tona në tregun vendor.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontaktimi i klientëve potencial dhe ekzistues për t’i informuar për ofertat tona.
- Trajtimi i pyetjeve rreth produkteve dhe kompanisë.
- Kuptimi i kërkesave të klientëve për të finalizuar shitjet.
- Bashkëpunim me ekipin e shitjes në terren, kur është e nevojshme.
- Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistem.
- Marrja dhe përpunimi i porosive në mënyrë të saktë.
- Trajtimi i ankesave për të ruajtur imazhin dhe reputacionin e kompanisë.
- Mbajtja e evidencës së thirrjeve dhe shitjeve, si dhe ndarja e informacionit të vlefshëm.
- Përfaqësimi profesional i kompanisë në çdo kontakt me klientin.
Kërkesat:
- Të jeni banor/e i/e Kosovës.
- Të keni përvojë pune në shitje përmes telefonit (preferohet në industrinë farmaceutike).
- Diplomë universitare ose në vitin e fundit të studimeve.
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim në arritjen e objektivave.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Patentë shoferi – Kategoria “B” (e preferueshme).
- Gatishmëri për të udhëtuar jashtë vendit për trajnime.
Çfarë ofrojmë?
- Paketë atraktive përfshirë pagë fikse dhe bonus bazuar në performancë.
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
- Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në: http://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.
Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025
**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**