Zyrtar/e Financiar dhe Administrativ (1 pozitë) - Prishtinë
Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të një Zyrtari për Financa dhe Administratë.
Përshkrimi i punës:
Zyrtari Financiar dhe Administrativ do të ketë rol kyç në menaxhimin e financave të përditshme të kompanisë dhe funksioneve të përgjithshme administrative.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Regjistrimi i shpenzimeve dhe të ardhurave në sistem
- Përgatitja e raporteve mujore financiare
- Mbështetje në përgatitjen e dokumenteve për tatime dhe kontabilitet
- Menaxhimi i faturave, arkivave dhe dokumentacionit zyrtar
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet apo fushë të ngjashme
- Minimum 2 vite përvojë pune në role të ngjashme
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve financiare (p.sh. Excel, software kontabël)
Çfarë ofrojmë?
- Pagë atraktive në bazë të nivelit të punës.
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në: http://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.
Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025
**Vetem kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen dhe të ftohen për intervistë!**