Drinks for life® Energy

Drinks for life® Energy

Shtesë ushqimore i dizajnuar për shtim të energjisë dhe përmirësim të performancës mendore. Produkti vjen në formë të pluhurit të paketuar në qese.

Quantity

Përshkrim

Drinks for life® ENERGY është produkt i destinuar për të rriturit që përpiqen të ruajnë performancën e duhur mendore, të zvogëlojnë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë si dhe të ruajnë metabolizmin e duhur të energjisë.

Produkti përmban sasi të lartë të kafeinës (150 mg / 1 qese), ekstrakte të standardizuara të dy llojeve të xhensenit: siberian dhe korean, magnez dhe vitamina B (acid pantotenik, vitaminë B6, tiaminë, vitaminë B12).

Kafeina mbështet performancën mendore, ndihmon në rritjen e vigjilencës dhe përmirëson përqendrimin.
Xhenseni siberian forcon trupin, kontribuon në qarkullimin e duhur të gjakut, i cili ndikon në funksionimin e duhur të trurit, si dhe mbështet aktivitetin mendor dhe kognitiv.

Xhenseni korean shërben në ruajtjen e vitalitetit dhe kontribuon në përmirësimin e përqendrimit, koordinimit dhe vigjilencës së trupit.

Magnezi, acidi pantotenik, vitamina B6 dhe vitamina B12 kontribuojnë në ruajtjen e metabolizmit normal të energjisë dhe në reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe plogështisë.

Acidi pantotenik gjithashtu ndihmon në ruajtjen e performancës mendore në nivelin e duhur. Tiamina, vitamina B6 dhe vitamina B12 ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe ruajnë funksionet e duhura psikologjike.

Mënyra e përdorimit: 1 qese në ditë. Përmbajtja e qesës duhet të tretet në 500 ml ujë. Konsumojeni menjëherë pas përgatitjes.

top